ISHP: Ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

ISHP: Ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në periudhën prej 18 deri më 24 janar 2021, janë testuar 11.036 prej të cilëve 1.727 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit, që i bie për 28 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Pas marrjes së dy testeve negative apo me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar evidentohen 5.084 persona të cilët ishin të hospitalizuar apo në kurim shtëpiak, që i bie për 12.1 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 69 viktima nga gjithsejtë 23 qytete të vendit.

Raporti i detajuar nga Instituti për Shëndet Publik për gjendjen me pandeminë për periudhën 18 deri 24 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat