Sot 21 viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 21 viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.518 teste, ndërsa janë regjistruar 444 raste të reja me COVID-19

Në Shkup-209, Kumanovë-26, Tetovë-13, Prilep-5, Gostivar-12, Shtip-8, Manastir-8, Veles-26, Ohër-26, Strumicë-8, Kavadar-32, Strugë-11, Kërçovë-10, Sveti Nikollë-1, Gjevgjeli-3, Resnjë-1, Kriva Pallankë-3, Radovish-5, Dellçev-16, Probishtip-3, Vinic-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Bogdanci-2, Kratov-3, Demir Kapi-6 dhe Pehçev-1.

21 persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi (87 dhe 65), një nga Kumanova (75), njëmbëdhjetë pacientë nga Tetova (72, 68, 57, 58, 66, 73, 77, 65, 74, 56 dhe 73), një nga Prilepi (84), një pacient nga Shtipi (78), një nga Ohri (69), dy pacientë nga Kavadari (64 dhe 59), një pacient nga Koçani (71) dhe një nga Kërçova (63). Pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikzarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 91.161./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat