MSH Maqedoni: Në qendrat për covid mjekohen 320 pacientë, ka edhe shtretër të lirë

Maqedonia

MSH Maqedoni: Në qendrat për covid mjekohen 320 pacientë, ka edhe shtretër të lirë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat për covid në të gjithë vendin mjekohen gjithsej 320 pacientë, të konfirmuar ose dyshuar për coronavirus.

Nga MSH thonë se vetëm në Shkup janë 262, në Shtip 35, në Tetovë 15, në Veles 16, në Kumanovë 45, si dhe vende tjera.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe spitalet tjera të vendit është 584, ndërsa ka rreth 580 shtretër të lirë”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se gjatë ditës së sotme do të bëhen testime dhe disa pacientë do të lëshohen në shtëpi si të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat