Maqedoni: Qeveria ende s’ka vendim për rikthimin e tërësishëm të administratës në punë

Maqedonia

Maqedoni: Qeveria ende s’ka vendim për rikthimin e tërësishëm të administratës në punë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:46
Foto

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme, nuk ka diskutuar për kthimin e tërësishëm të administratorëve në vendet e punës.

Arsye për këtë siç tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, është se ende nuk ka mendim nga Komisioni për Sëmundje Infektive mbi këtë çështje.

“Ashtu siç opinioni publik është i informuar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka propozuar që nga 1 shkurti të kthehen në punë administratorët dhe të mos ketë më rotacione. Megjithatë Qeveria nuk ka sjell vendim mbi këtë çështje”, tha Hoxha.

Ndryshe, Qeveria vendosi që të ketë rotacione në punën e administratës, për shkak të gjendjes me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat