Xhaferi takoi Presidentin e Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë

Maqedonia

Xhaferi takoi Presidentin e Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeparlamentari Talat Xhaferi takoi sot presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), Kadri Morinaj, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA

“Në takimin e sotëm me presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj biseduam rreth bashkëpunimit dhe investimeve që ky grup i realizon në Maqedoninë e Veriut.

Tani më vlera e investimeve të këtij Grupi në Shkup, konkretisht në zonën industriale Çojlië, arrin mbi 2.5 milionë euro. Krahas kësaj, investojnë në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë ku vlera e investimit total arrin një shumë prej 4 milionë euro.

Në takim ishte ambasadori i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka dhe bisedën e përqendruam në investimet e ardhshme të këtij grupi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të jenë në fushën e industrisë financiare”, u shpreh Xhaferi pas takimit me presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), Kadri Morinaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat