Dendias: Do të ndihmojmë në kontestin mes Shkupit dhe Sofjes

Maqedonia

Dendias: Do të ndihmojmë në kontestin mes Shkupit dhe Sofjes

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:51
Nikos Dendias dhe Zoran Zaev

Si një vend që mban marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne do të përpiqemi në çdo mënyrë të mundshme të lehtësojmë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për Euronews. Në intervistë, ministri i Jashtëm grek përsëriti mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, transmeton Alsat.

“Pas axhendë së Selanikut, Greqia është një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Gadishullit Ballkanik dhe natyrisht e Ballkanit Perëndimor, ndërsa veçanërisht në rastin specifik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Dhe si një vend që mban marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne do të përpiqemi në çdo mënyrë të mundshme për të lehtësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre. Unë jam i sigurt që të gjithë do ta vlerësojnë këtë”, tha Dendias.

I pyetur nëse Greqia do të merrte iniciativa konkrete, ministri Grek u përgjigj se “iniciativa është një fjalë shumë e fortë” dhe shtoi se ata janë miq me të gjithë dhe përpiqen të ndihmojnë të gjithë.

“Por më duhet të them përsëri se ne duhet të shohim fotografinë e madhe dhe fotografia e madhe është e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian,” tha ministri mes tjerash Dendias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat