MPB: Nga ora 13:00, regjim i posaçëm në trafik për shkak të protestave

Maqedonia

MPB: Nga ora 13:00, regjim i posaçëm në trafik për shkak të protestave

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:26
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të protestave të paralajmëruara për orën 13:30 nga parku i Çairit deri në Prokurorinë Themelore Publike do të ketë regjim të posaçëm në trafik që do të zgjasë tre orë.

“Me fillim nga ora 13:00 deri në fund të protestës do të jenë të mbyllura për trafik rrugët:

Bulevardi “Hristijan Todorovski Karposh”, rruga “Xhon Kenedi”, rruga “Cvetan Dimov”, bulevardi Goce Delçev dhe rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.

Ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në rrugët tjera alternative”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat