Byrnes: Luftimi i korrupsionit – detyrë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Byrnes: Luftimi i korrupsionit – detyrë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:51
Kate Byrnes

Rangimi i Maqedonisë së Veriut në vendin e 111-të për perceptimin e korrupsionit ka tërhequr vëmendjen e ambasadores së SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes.

Sipas saj, korrupsioni rrezikon elementet që e mbajnë të lidhur shoqërinë.

E të cilat janë besimi te njëri-tjetri dhe te qeveria, besimi në sinqeritet dhe gjyqësi të paanshme, si dhe ndrëtimi, ngritja dhe inovacioni në ekonomi.

Sipas saj, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International është një shenjë e qartë se luftimi i korrupsionit mbetet detyrë kritike dhe e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat