428 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse në Maqedoni

Maqedonia

428 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse në Maqedoni

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 428 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.

Më 27 janar 2021, autoritetet kompetente shëndetësore njoftuan pacientin e parë të infektuar me llojin britanik të coronavirusit në vend, i cili tashmë është shëruar. 

Lloji britanik i coronavirusit deri më tani është identifikuar në tre pacientë në vend, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat