Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, përdori dokumente të falsifikuara

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, përdori dokumente të falsifikuara

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për shkak të falsifikimit të patentës së shoferit.

“Më 30.01.2021 në vendkalimin kufitar Qaf Thënë Z.P. (26) nga Republika e Shqipërisë, me të hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përdori patentë shoferi grek, origjinaliteti i së cilës dyshohej nga oficerët e policisë.

Në konsultim me Prokurorinë Themelore Publike në Strugë dhe ekspertizën tekniko-teknike të patentë shoferit të kontestuar, u përcaktua se ajo ishte e falsifikuar.

Ai u ndalua, ndërsa PTHP-Strugë ngriti padi penale në bazë të Nenit 378 paragrafi 3 në paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Strugë i Z.P. caktoi masën e paraburgimit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat