Çështja e maturës: Deputeti Rexhepi takon kryetarin e UNSHMT

Maqedonia

Çështja e maturës: Deputeti Rexhepi takon kryetarin e UNSHMT

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:55
Foto nga takimi

Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi gjatë ditës së sotme në zyrën e tij ka pritur kryetarin e UNSHMT, Blendi Hodai.

Në takim Hodai ka prezantuar kërkesat e maturantëve lidhur me maturën shtetërore ku kërkohet zvogëlimi i numrit të lëndëve nga katër në dy.

“Sot në takim e prita kryetarin e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai.
Në takim mu prezantuan kërkesat e maturantëve lidhur me maturën shtetërore ku kërkohet zvogëlimi i numrit të lëndëve nga katër në dy.

Si deputet dhe njëherët anëtar në Komisionin për Arsim pranë kuvendit u zotova se do të jap kontributin tim për të gjetur model të pranueshëm për maturantët dhe që nuk do të cenojë kualitetin e procesit arsimor. Jemi të vetëdijshëm që pandemia e covid-19 nuk lejoi që procesi arsimor të zhvillohet si në vitet e kaluara dhe për këtë duhet të adaptohemi në kushtet në të cilat jetojmë edhe në sferën e arsimit.

Së fundmi shpreha edhe qëndrimin tim edhe si prind, se bojkoti i procesit arsimor sjell dëm më të madh për vetë nxënësit”, ka shkruar Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat