Spasovski për protestën e rastit Monstra: Do të ketë dënime

Maqedonia

Spasovski për protestën e rastit Monstra: Do të ketë dënime

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:52
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se nuk ka asnjë ngjarje në të cilën policia nuk ka vepruar dhe nuk shqiptuar masa për çdo grupim.

Ai tha se të premten, në protestën e organizuar për rastin “Monstra, protestuesit nuk kanë respektuar masat për grupim dhe mosmbajtje të maskës.

“Me detaje do t’ju njoftojmë nesër ose pasnesër në bazë të asaj që kemi punuar me Repartin për krim të dhunshëm dhe Prokurorinë Publike”, tha Spasovski.

Ai tha se askund dhe në asnjë moment nuk ka gjendje në të cilën nuk po ndërmerren masa dhe aktivitete të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat