Maqedoni: Në muajin janar mesatarisht ka pasur 14 vdekje në ditë si pasojë e COVID-19

Maqedonia

Maqedoni: Në muajin janar mesatarisht ka pasur 14 vdekje në ditë si pasojë e COVID-19

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Numri i rasteve aktive me coronavirus në muajin janar është ulur dukshëm, por është rritur edhe numri i vdekjeve.

Nëse krahasohen statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë për 1 janarin dhe 1 shkurtin, numri i rasteve aktive është ulur për 11.524, ndërsa numri i vdekjeve është rritur për 356.

Kjo do të thotë se mesatarisht në ditë në RMV, kanë vdekur 11 persona si pasojë e COVID-19.

Në muajin janar, mbi 20 mijë persona janë regjistruar si të shëruar.

Sipas kategorizimit të rrezikut dhe vlerësimit të situatës sipas OBSH-së, RMV-ja akoma është në fazën e 4, gjegjësisht transmetim i zgjeruar i virusit.

Mesatarisht rreth 30 përqind e të infektuarve kanë pasur sëmundje kronike, prej të cilëve shumica sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje të mushkërive, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat