Joveski: Rigjykimi për “Monstrën” largoi dyshimet se është rast i montuar

Maqedonia

Joveski: Rigjykimi për “Monstrën” largoi dyshimet se është rast i montuar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Ljubomir Joveski

Prokurori i shtetit, Ljubomir Joveski beson se rigjykimi në rastin “Monstra” ka hequr dyshimet për një proces të montuar.

Joveskit thotë që procedura e akuzës është zhvilluar nën prova të forta dhe të pakontestueshme gjatë procedurës ligjore.

“Së pari, do të doja të them se perceptimi i publikut se vendimi u revokua vetëm për shkak të ekzistencës së mundshme të bisedave të përgjuara është i gabuar. Pas apelit që bënë të akuzuarit, Gjykata Supreme konstatoi se vërtetësia e fakteve vendimtare ishte e dyshimtë dhe u tha se gjatë rigjykimit është e nevojshme për rikonstruim të ngjarjes edhe nga pikëpamja e dëshmitarit të rrezikuar”.

“Për shkak të viktimave dhe të dëmtuarve, autorët duhet të sillen para drejtësisë. Dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe me prova të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, autorët e këtij krimi të rëndë akuzohen në bazë të provave të pakontestueshme dhe të qëndrueshme gjatë procedurave ligjore”, tha mes tjerash Jovevski për Deutsche Welle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat