Rriten infektimet me COVID në Maqedoni

Maqedonia

Rriten infektimet me COVID në Maqedoni

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 07:38
Foto ilustruese

Sipas Raportit javor të ISHP-së, për periudhën nga 25 deri më 31 Janar, gjithsej janë testuar 13.742 materiale, apo për 24.5% më shumë në krahasim me javën paraprake. Janë regjistruar 2.036 raste të reja nga 33 qytete me rritje prej 17.9% se sa në javën e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë në Shkup, 984 apo 48.3%, me incidencë javore prej 159.3 në 100 mijë banorë. Incidenca më e lartë javore prej 611.4 në 100.000 banorë është shënuar në Demir Kapi.

Janë regjistruar të prekur nga të gjitha grupmoshat. Më shumë infektime shënohet tek grupmosha mbi 60 vjeç, 540 apo 26.5%. Grupmosha nga 40 deri 49 vjeç, 368 apo 18.1%, 50 deri 59 vjeç, 365 apo 17.9%, 30 deri 39 vjeç, 374 apo 18.4% dhe 20 deri 29 vjeç, 251 apo 12.3%, shkruan tvklan. Numër të vogël të infektimeve shënohen tek fëmijët nga 0 deri 9 vjeç, 41 apo 2% dhe nga mosha 10 deri 19 vjeç, 97 apo 4.8%.

Në krahasim me javën e kaluar, për 41.4% ulet numri i të shëruarve. Sipas njoftimeve, pas dy testeve negative regjistrohen 2.977 pacientë të shëruar që kanë qenë nëpër spitale apo në mjekim shtëpiak.

Janë regjistruar 64 raste të vdekjeve nga 18 qytete, me ulje për 7.2% në krahasim me javën e kaluar. Sa i takon moshës, 55 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 6 të moshës 50-59 vjeç dhe 3 të moshës 40-49 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat