Ministria e Financave: Përmes projektit MSIP janë realizuar 99 përqind të investimeve kapitale në 32 komuna

Maqedonia

Ministria e Financave: Përmes projektit MSIP janë realizuar 99 përqind të investimeve kapitale në 32 komuna

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:43
Foto Ilustrim

Për vitin 2020 janë realizuar 99 përqind të investimeve të planifikuara kapitale përmes njësisë projektuese të Ministrisë së Financave për zbatimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Me zgjerimin e buxhetit të MSIP për vitin 2020, shpenzimet kapitale ishin projektuar në vlerë  prej 654 milionë denarë ku u shfrytëzuan 646 milionë denarë.

Bëhet fjalë për investime kapitale në 32 komuna në të gjithë vendin edhe atë në sektorin e arsimit përmes ndërtimit, zgjerimit dhe rikonstruimit të kopshteve në Pehçevë, Gostivar, Kisella Vodë dhe Qendër, mandej në përmirësimin e infrastrukturës përmes ndërtimit të rrugëve në zonat urbane dhe rurale si dhe ndërtim sa i përket kanalizimeve atmosferike në Dellçevë, Centar Zhupë, Vasilevë, Resnjë, Kisella Vodë, Mavrovë, Studeniçan, Shuto Orizar dhe Gjorçe Petrov. Njëkohësisht janë realizuar projekte për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në Kisella Vodë, ndërtimin e stacioneve filtruese në Vrapçisht, ndarjen e kanalizimit fekal nga ai atmosferik në Gjevgjeli, me ç’rast kontribuan në përmirësimin e mjedisit jetësor, por u investua edhe sa i përket automjeteve komunale me qëllim të përmirësimit të higjienës në të gjithë vendin.

Në vitin 2021, përmes projektit MSIP duhet të realizohen investime kapitale në vlerë prej 800 milionë denarë.

Kështu, në vijim është projekti për zgjerimin e rrjetit të tubacionit të gazit në komunën e Strumicës, rregullimin e shtratit të lumit Kriva Reka në Kriva Pallankë, ndërtimin e stacionit pastrues dhe rrjetit primar dhe sekondar të ujësjellësit në komunën e Gazi Babës, rregullimin e shtratit të lumit në Lipkovë, mandej rikonstruimin e rrugëve në Dollnen dhe Koçan, rikonstruimin e shkollës fillore në Resnjë, si dhe një sërë projektesh të tjera me realizimin e të cilave do të përmirësohen shërbimet komunale.

Njëkohësisht, në kuadër të buxhetit të këtij viti të MSIP, në lidhje me investimet kapitale është parashikuar realizimi i Projektit për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në vend. Me miratimin e Ligjit për huamarrje të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, në vlerë prej 25 milionë euro, që aktualisht është në procedurë parlamentare, mjetet e huasë do të ndahen për komunat dhe institucionet shëndetësore publike për investime në përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike.

Sa i përket këtij projekti, komunat duhet të aplikojnë në lidhje me thirrjen publike që Ministria e Financave do ta publikojë pas miratimit të Ligjit të mësipërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat