“Pranverë në dimër”, njihuni me parashikimin e motit

Maqedonia

“Pranverë në dimër”, njihuni me parashikimin e motit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Foto Ilustrim

Mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren për periudhën aktuale do të vazhdojnë deri të dielën, pas çka priten periudha me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, transmeton Alsat.

Sipas njoftimit nga DPHM, gjatë orëve të mëngjesit nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe reve të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugu.

Nesër dhe pasnesër temperatura ditore do të arrijë deri në 20 gradë Celsius, të dielën 19 gradë, ndërsa gjatë javës tjetër pritet të kemi mot të kryesisht të ngrohtë me temperatura deri në 17 gradë Celsius. Temperatura e mëngjesit do të lëvizin nga zero deri në 10 gradë Celsius.

DPHM njofton se moti i nxehtë do të bëjë që shtresa e borës nëpër male të shkrihet.

Nga e hëna, nën ndikimin e një vale të lagësht, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale të shiut. Ndërsa gjatë ditës së mërkurë priten më tepër reshje lokale të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat