Në Klinikat Infektive në Maqedoni trajtohen 326 pacientë me Covid-19

Maqedonia

Në Klinikat Infektive në Maqedoni trajtohen 326 pacientë me Covid-19

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se gjithsej 326 pacientë pozitivë ose të dyshuar po trajothen për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 21 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 37 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 18 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 28 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, në Kumanovë 45 pacientë, 50 pacientë janë shtruar në Qendrën Covid në Ohër, 20 në Prilep, në Gostivar 15, dhe në Strugë 18.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin ka arritur në 560 ndërsa ka rreth 580 shtretër të lirë spitalorë.

Gjatë ditës, bëhen shkarkime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat