Këtë fundjavë mbi 12.000 vizitorë në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Maqedonia

Këtë fundjavë mbi 12.000 vizitorë në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Mbi 12,000 vizitorë ishin në Kopshtin Zoologjik të Shkupit këtë fundjavë. Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetanovski, thotë se ky është një numër rekord për muajin shkurt krahasuar me vitet e mëparshme.

“Përveç mysafirëve vendor, kishte shumë vizitorë nga fqinjët këtë fundjavë. Protokollet Covid-19 ndiqen në kopsht dhe nuk lejohet hyrja pa maska. Pres që në pranverë me hapjen e Parkut Dino në një fundjavë të kemi rekord të ri prej 20.000 vizitorësh”, tha Galetanovski.

Dino Park do të jetë i hapur për vizitorët për pesëmbëdhjetë ditë. Galetanovski thotë se në këtë moment hapësira është rregulluar kopshtarisht dhe posa ekipet e NP “Parqet dhe gjelbërime” të mbarojnë mbjelljen e gjelbërimit dhe pemëve, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin dinosaurët.

Në park do të ketë 41 modele dinosaurësh në përmasa natyrore, me aftësinë për të sinkronizuar lëvizjet dhe për të lëshuar tinguj. Do të paguhet një biletë speciale e cila do të kushtojë 50 denarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat