Rreth 600 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e Maqedonisë

Maqedonia

Rreth 600 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e Maqedonisë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nëpër të gjithë kovid qendrat të vendit janë shtruar 331 pacientë me koronavirus, ndërsa numri i total i personave të infektuar me Kovid-19 nëpër repartet infektive në të gjithë vendin është 594 dhe janë në dispozicion 520 shtretër të lirë.

Ndërsa, në qendrat kovid të qytetit të Shkupit, vetëm në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj, kurse, gjithsej janë 263 të infektuar me Kovid-19.

“Në bazë të raporteve ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë shtruar 14 pacientë, në Shtip 37, në repartin e infektivit në Tetovë 20 të sëmurë, Veles 35, Kumanovë 43. Në kovid qendrën e Ohrit janë hospitalizuar 45 të infektuar me Kovid-19, në Prilep 19, Gostivar 18, Strugë 21, Strumicë 23, Koçan 7, Kërçovë 8, Kavadar 24, Gjevgjeli 4, kurse në Dibër 13 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.


Qyteti i Shkupit vazhdon të jetë epiqendra e Kovid-19, ku vetëm në pesë ditët e fundit janë infektuar 992 persona, ndërsa më pas vijon Kavadari me 136 të infektuar, ndërsa i treti me radhë është qyteti i Ohrit me 88 persona të infektuar me kovid-19 në vetëm pesë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat