Del nga binarët treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçan, nuk ka të lënduar

Maqedonia

Del nga binarët treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçan, nuk ka të lënduar

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Foto

Treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçani, ka dalë nga binarët dje pasdite. Aksidenti ndodhi rreth orës 17.20 në seksionin nga Velesi në Shtip, në pjesën e Ovçe Poles.

Informacionet jozyrtar janë se mes dhjetëra udhëtarëve që ishin në tren, nuk ka asnjë të lënduar.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë “AD Transport” konfirmuan se treni doli nga binarët dhe se po punojnë në riparimin e dëmeve.

“Një vagon udhëtarësh u rrëzua në rrugën për në Koçan. Ne nuk kemi informata specifike, sepse ato inspektohen nga NP Hekurudhat e Maqedonisë ‘Infrastruktura’. Ne jemi duke punuar në rregullimin e dëmeve të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme”, deklaruan shkurtimisht nga Hekurudhat e Maqedonisë “AD Transport”.

Për shkak të daljes së trenit nga binarët, trafiku hekurudhor për dhe nga Kocani është ndërprerë që nga dje pasdite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat