Ministria e Arsimit: Libri me përmbajtje skandaloze, do të tërhiqet nga përdorimi

Maqedonia

Ministria e Arsimit: Libri me përmbajtje skandaloze, do të tërhiqet nga përdorimi

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Libri

Ministria e Arsimit ka deklaruar se libri me përmbajtje skandaloze do të tërhiqet dhe premton zgjidhje sistematike për të gjitha lëshimet në tekstet dhe përmbajtjet e librave shkollor.

“Në kuadër të planit për reformim të plotë në sistemin nacional arsimor, si një ndër hapat kyçe është sigurimi cilësor i teksteve shkollore dhe përmbajtjeve arsimore në arsimin fillor dhe të mesëm.

Lëshimet të cilat zvarriten ndër vite në më shumë tekste dhe materiale shkollore, përfshirë edhe librin e Gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz, me reforma do të tërhiqen plotësisht dhe zgjidhen sistematikisht.

Në këtë rast bëhet fjalë për libër i miratuar sipas plan-programit që nga viti 2020”, kanë deklaruar nga Ministria e Arsimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat