Zaev: Nëse Mickoski ka shumicë parlamentare le ta tregojë

Maqedonia

Zaev: Nëse Mickoski ka shumicë parlamentare le ta tregojë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se zgjedhje lokale së bashku me ato parlamentare nuk do të ketë. Ai e ka ftuar liderin e opozitës, Hristijan Mickoski nëse ka shumicë le ta tregojë dhe të mos gënjejë, ngase sipas tij pasiguria është e dëmshme për ekonominë, shkruan SHENJA.

“I bëj thirrje secilës parti e cila mendon se dihet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare të deklarohet publikisht për këtë. Partnerët e koalicionit janë të qëndrimit se nuk duhet të ketë zgjedhje. Ka ardhur koha të punohet deri në fund, dhe jo të shkohet vazhdimisht në zgjedhje. Shumicë parlamentare për zgjedhje të parakohshme nuk ka, nëse ka, bujrum Mickoski le ta tregojë dhe le ta miratojnë vendimin”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Ai ka thënë se një gjë të tillë Mickoski e bën për shkak matematikave brenda partiake, por thotë se kjo nuk është e mirë ngase e dëmton ekonominë e vendit.

Zaev ka thënë se nuk frikësohet se do të humb shumicën në Kuvend, por pret që ajo të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat