Sot 308 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Sot 308 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 308 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve: Shkup – 135, Ohër – 36, Kavadar – 18, Strugë – 15, Veles – 14, Prilep – 12, Manastir – 10, Kriva Pallankë – 7, Tetovë dhe Negotinë nga nga 6, Shtip – 5, Strumicë, Koçan, Dibër dhe Krushev nga 4, Kumanovë, Kërçovë dhe Gostivar nga 3, Sveti Nikollë, Gjevgjeli, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Makedonski Brod – nga 2, Radovish, Vinic, Kratov, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçev dhe Dojran nga 1.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 487.716 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 97.101, numri i pacientëve të shëruar është 87.960, numri i vdekjeve është 2.998, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.143.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 2785, pason Kavadari 419, Ohri 360.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat