Kompania ‘Lidl’ zyrtarisht vjen në Maqedoni

Maqedonia

Kompania ‘Lidl’ zyrtarisht vjen në Maqedoni

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:13
Kompania ‘Lidl’

Zinxhiri gjerman tregtar “Lidl” e ka regjistruar kompaninë e saj në Maqedoni, ndërsa do të menaxhohet nga një filialë bullgare. Një nga kompanitë më të mëdha me shitje me pakicë në botë, të premten e regjistroi kompaninë “Lidl Maqedonia e Veriut Dooel” me seli në Qendër të Shkupit, dhe me kapar prej 500.000 eurove.

Pronar është kompania amë gjermane BE-International Zweite GMBH nga Nekarzulm, por subjekti i specializuar për shitje me pakicë, në përgjithësi me ushqim, pije dhe duhan do të menaxhohet nga Sofja, nga biznesmenët Milena Emillova Dragijska, Biser Borisov Inçovski dhe Ljubomir Manolov Hrsev.

Sipas paralajmërimeve, Lidl planifikon të investojë rreth 10 milion euro dhe të blejë tokë më të madhe prej 10.000 metra katrorë.

Për momentin Lidl ka 100 shitore në Bullgari në 49 lokacione dhe ka rreth 3000 të punësuar. Në Serbi “Lidl” është prezent nga viti 2018 dhe deri tani ka gjithsej 41 objekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat