Pandemia në Maqedoni, mbi 18 mijë persona kanë humbur punën

Maqedonia

Pandemia në Maqedoni, mbi 18 mijë persona kanë humbur punën

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Ilustrim

Më shumë se 18,000 persona kanë humbur punën e tyre për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Gjysma e tyre e kanë shfrytëzuar ndihmën financiare shtetërore për ndërprerjen e vendit të punës.

Nga Agjencia e punësimit thonë se që nga janari, numri i të papunëve ka tejkaluar shifrën prej 250 mijë qytetarë.

“Në Agjencinë e punësimit Maqedoninë e Veriut deri më 31 janar 2021, janë evidentuar 158.681 punëkërkues aktivë dhe 90.293 punëkërkues të tjerë ose punëkërkues pasiv”, theksoi Abdush Demiri, drejtor i Agjencisë së punësimit.

Numri i vendeve të lira të punës të shpallura në Agjencinë e punësimit në baza ditore lëviz nga gjashtë deri në shtatë mijë.

“Punëdhënësit kanë shpallur më shumë vende pune për aktivitetet e mëposhtme: punëtor i thjeshtë i linjës së prodhimit, pastrues, punëtor i përgjithshëm, shitës, programues, kamerier, banakier, rrobaqepës, shofer kamioni, roje të pronave dhe personave, murator, punëtor armature dhe profesione të tjera”, tha Abdush Demiri, drejtor i Agjencisë së Punësimit.

Qytetarët që e kanë tejkaluar afatin kanë 30 ditë shtesë për t’u evidentuar si të papunë në zyrat rajonale. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të fshihen nga evidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat