Gëzhoja plumbash para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë në Shkup

Maqedonia

Gëzhoja plumbash para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë në Shkup

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Shkup janë gjetur tri gëzhoja plumbash.

Siç mësohet ato janë gjetur nga një i punësuar dhe se rasti menjëherë është lajmëruar në polici.

Me ç‘rast është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk bëhet e ditur se nga kanë ardhur gëzhojat apo si janë gjetur para dyerve të kësaj ministrie, nëse ka pasur ndonjë incident gjatë natës apo bëhet fjalë për ndonjë mesazh kërcënues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat