Filipçe: Sot janë vaksinuar 199 punonjës shëndetësorë nga Shkupi dhe qytetet tjera

Maqedonia

Filipçe: Sot janë vaksinuar 199 punonjës shëndetësorë nga Shkupi dhe qytetet tjera

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:54
Venko Filipçe

“Pasdite isha në spitalin modular të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, ku po realizohet vaksinimi i punonjësve shëndetësorë nga faza e parë e imunizimit. Deri në orën 17:00, janë vaksinuar 199 punonjës shëndetësorë”.

Këtë e ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook.

Ai tregon se imunizimi po vijon pa pengesa për 10 minuta në gjashtë pozicione vaksinimi.

“Në vijim është vaksinimi i punonjësve shëndetësorë nga Shkupi dhe nga qytetet tjera në vend”, shkroi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat