OBRM-PDUKM: Mbi 25 mijë qytetarë për tre orë i thanë “jo” regjistrimit të falsifikuar të Zaevit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mbi 25 mijë qytetarë për tre orë i thanë “jo” regjistrimit të falsifikuar të Zaevit

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mbi 25 mijë qytetarë i thanë JO regjistrimit të falsifikuar të Zaevit”.

“Me mbi 300 pika në shtet, qytetarët masivisht dolën dhe pa frikë e dhanë qëndrimin e tyre. Qytetarët i çuan mesazh Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se pas mesazhit të qytetarëve, kryeministri Zaev duhet të bëj tërheqjen e ligjit.

Sipas tyre, Zaevi me marrëveshjen e tij të koalicionit duhet të gjejë mënyrë tjetër për ta kompensuar marrëveshjen.

“Regjistrimi nuk duhet të jetë operacion politik, por statistikor. Zaevi ka mundësi ta pranojë dorën e shtruar të OBRM-PDUKM-së dhe të organizojë regjistrim elektronik. Vetëm kështu do të shihet numri real i popullatës”, thonë nga kjo parti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat