Deputetët e PLD largohen nga grupi parlamentar i LSDM

Maqedonia

Deputetët e PLD largohen nga grupi parlamentar i LSDM

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e Partisë Liberal Demokrate prej sot do të funksionojnë jashtë grupit parlamentar të drejtuar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit.

PLD ka dy deputetë dhe sipas vendimit të fundit të partisë, ata do të funksionojnë si deputetë të pavarur.

Kjo ndodh në kulmin e zhvillimeve politike për krijim të një shumice të re parlamentare.

PLD këtë vendim e kishte marrë që në muajin Gusht të vitit të kaluar, por për arsye objektive nuk është realizuar deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat