Sasho Mijallkov deklaronte: Stili im i jetës nuk është arratisja!

Maqedonia

Sasho Mijallkov deklaronte: Stili im i jetës nuk është arratisja!

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:37
Sasho Mijalkov

Sasho Mijalkov, ish-drejtori i policisë sekrete tani i arratisur, para dy viteve na bindte se filozofia e tij e jetës nuk është arratisja.

Kur prokurorja Fatime Fetai kërkoi paraburgim, pasi u dënua me tre vjet burg në rastin “Titanik 2”, për parregullsi zgjedhore, Mijalkov tha se ai nuk duhej të shkonte në Shutkë, sepse nuk kishte ndërmend të ikte.

Ai ishte në paraburgim vetëm 20 ditë, dhe më 28 mars masa e tij u zëvendësua me arrest shtëpiak e cila nuk mund të zgjaste më shumë se 60 ditë, sepse nuk kishte asnjë aktakuzë kundër tij, por një propozim akuzë. Apeli më pas i rrëzoi vendimet për Titanik 2, dhe gjykimi filloi nga e para.

“Stili im i jetës nuk është arratisja. Me fjalë të tjera, dua të them se nuk do të iki kurrë, edhe nëse ky verdikt konfirmohet nga Gjykata e Apelit, unë do ta zgjidh atë duke vuajtur dënimin, e jo duke ikur”, tha Sasho Mijalkov (8 mars 2019)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat