Departamenti i Shtetit për ikjen e Mijallkovit: E ndjekim nga afër situatën

Maqedonia

Departamenti i Shtetit për ikjen e Mijallkovit: E ndjekim nga afër situatën

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

“E ndjekim nga afër situatën me Sasho Mijallkov”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Jemi në dijeni të lajmeve që janë të lidhur me arratisjen e Mijallkovit”, thonë nga Departamenti i Shtetit.

Sot për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ekipet policore po e kërkojnë Mijallkovin që nga dita e djeshme pasi që nuk arritën të dorëzojnë urdhrin për arrest shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Penale e Shkupit.

Kujtojmë që ditën e premte duhet të shpallet vendimi përfundimtar për Sasho Mijallkov i cili akuzohet për përgjimet masive në rastin “Shënjestra-Fortesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat