ESHS-Maqedoni: Rritet paga mesatare për 5.4 përqind

Maqedonia

ESHS-Maqedoni: Rritet paga mesatare për 5.4 përqind

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave indeksi i pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në dhjetor 2020, krahasuar me dhjetorin e 2019, u rrit për 5.4 përqind dhe ka arritur shumë e 28.294 denarë.

Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në veprimtarinë të informacioneve dhe komunikimeve (15.5%), miniera dhe gurore (10.5%) dhe shëndetit dhe mbrojtjes sociale (10.0%).

Rritja më e madhe në pagën mesatare mujore të paguar neto për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua në këto sektore.

Në informacione dhe komunikime (14.4%), aktivitete financiare dhe siguruese (12.5%) dhe miniera dhe gurore (10.6%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat