MPB tërhoqi fletarrestin ndërkombëtar për Sasho Mijallkov

Maqedonia

MPB tërhoqi fletarrestin ndërkombëtar për Sasho Mijallkov

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:53
MPB

Ministria e Punëve të Brendshme sonte e përditësoi ueb-faqen dhe e hoqi fletarrestin ndërkombëtar për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Një vendim i tillë vjen pas paraqitjes së Sasho Mijallkov sot pasdite në Prokurorinë Themelore Publike.

Gjykata Penale e Shkupit të akuzuarit Sasho Mijallkov i ka caktuar masën e paraburgimit me vëzhgim 24 orësh përmes video.

Ndryshe, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në deklaratë para Prokurorisë tha se ka qenë i izoluar për shkak të simptomave të coronavirusit dhe se asnjëherë nuk do të arratiset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat