Maqedoni: Formohet komision që do të shqyrtojë përmbajtjet në librin e Gjeografisë

Maqedonia

Maqedoni: Formohet komision që do të shqyrtojë përmbajtjet në librin e Gjeografisë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ka filluar me punë Komisioni shtatë anëtarësh i cili pritet të shqyrtojë përmbajtjen e librit të Gjeografisë për vitin e dytë. Ministrja e Arsimit Carovska tha se prioritet i dikasterit që ajo drejton është shqyrtimi i përmbajtjeve kontestuese nëpër libra.

“Çdo libër për të cilin ka pasur reagime se në vete ka përmbajtje diskriminuese do të tërhiqet. Në vazhdimësi po tërhiqen libra të cilët gjatë viteve të shkuara, kanë pasur përmbajtje fyese, për grupe të ndryshme të qytetarëve të vendit tone. Për momentin punojmë në zgjidhje sistemore dhe vendosjen e filtrave që më vonë mos të ndodhë që të ketë përmbajtje të tilla në sistemin arsimor”, tha Carovska.

Zgjidhjen me tekstet kontestuese, Carovska e sheh përmes reformave sistemore.

Puna e komisionit zgjatë nga 7 deri në 10 ditë. Pas kësaj periudhe kohore i njëjti duhet të dalë me epilog nëse libri do të vazhdojë të jetë në duart e nxënësve, apo do të tërhiqet nga përdorimi.

Ndryshe, në librin e Gjeografisë për vitin e dytë të Gjimnazit, shqiptarët cilësohen si ardhacakë. Gjegjësisht si popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe janë shqiptarizuar. Ky libër është botuar në vitin 2002 ndërsa është ribotuar edhe gjashtë herë pa asnjë ndërhyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat