Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Për momentin nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese

Maqedonia

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Për momentin nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

“Nuk e përjashtojmë mundësinë për ndonjë formë të masave shtesë, qoftë lokale ose të përgjithshme, por për momentin nuk ka nevojë për masa të reja”.

Kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me gjendjen me COVID-19 në RMV. Në lidhje me mutacionet e coronavirusit, Filipçe tha se për momentin bëhen analiza në laboratorin e ASHAM, prej ku rezultatet priten javën e ardhshme

“Qëllimi është të shihet sa përqind e të infektuarve të rinj, praktikisht janë me llojin britanik të virusit. Analiza e fundit tregoi se janë diku rreth 50 përqind dhe kjo ishte rritje për 30 përqind, në krahasim me disa ditë më parë”.

“Ditëve të fundit kemi parë edhe rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve të reja, në krahasim me numrin e të testuarve. Epidemiologët janë anëtarë të Komisionit për Sëmundje Infektive, janë duke analizuar shkaqet e rritjes së numrit të infektimeve të reja”, tha Filipçe.

Në lidhje me çështjen për masa të reja kufizuese, ai tha se ngelet për t’u diskutuar në periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat