Protestat për ‘Monstrën’, kërcënon maqedonasi: Do t’ju “shkelë me kamion”

Maqedonia

Protestat për ‘Monstrën’, kërcënon maqedonasi: Do t’ju “shkelë me kamion”

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Maqedonisë së Veriut ka gjetur personin i cili kërcënoi shqiptarët se do “ti shkelë me kamion nëse të premten dalin në protestën e caktuar kundër rastit “Monstra”.

“Të gjithë përkrahësve të protestës ua dërgoj një porosi. Me kamion do të ndërhyj unë personalisht herën e ardhshme. Fisi juaj i fëlliqur monstruoz. Hakmarrje!”, ka shkruar presoni i cili në facebook paraqitet me profilin Damjan Jovanovski.

“Rastin e denoncuam në polici. Ai është zbuluar dhe tani pritet që policia të marrë masa”, thotë Blerim Ahmedi, një nga organizatorët e protestës së ditës së premte, i cili e ka denoncuar rastin në polici.
“Jovanovski në porosinë e tij kërcënuese i llogarit shqiptarët frikacakë. Të premten me pjesëmarrje masovike në protestë, dot bindet se ne nuk jemi frikacakë”, thekson Ahmedi.

Protesta kundër dënimit drakonik për rastin “Monstra” do të mbahet të premten më 26 shkurt 2021. Protesta fillon me marsh nga parku i Çairit deri te Gjykata, e prej aty do të vazhdohet tek qeveria.

“U bëjmë apel partive shqiptare ta lëshojnë qeverinë dhe t’i bashkëngjiten protestës. Përndryshe mos të vijnë më të kërkojnë vota”, porosit Blerim Ahmedi, njëri nga organizatorët e protestës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat