Agjencia PIKAS: TetovaSot portali që raportoi më shumë për “Monstrën”

Maqedonia

Agjencia PIKAS: TetovaSot portali që raportoi më shumë për “Monstrën”

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Përderisa mediat në gjuhën maqedone dje raportuan më shumë për “arratisjen” dhe “rishfaqjen” e Sasho Mijallkovit, mediat në gjuhën shqipe kanë raportuar më shumë për rastin “Monstra”, sipas të dhënave të një raporti të bërë nga agjencia PIKAS.

Ndërkaq, TetovaSot është portali që ka raportuar më shumë për këtë rast, pas vendimit gjyqësor që u dha nga Gjykata Penale, sipas kësaj agjencie, me gjithsej 21 lajme të publikuara.

Gjykata Penale ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dënohen me burgim të përjetshëm.

Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza. Pas vendimit, me kërkesë të përfaqësueses së Prokurorisë Fatime Fetai, Gjykata Penale vendosi për paraburgim të katër të dënuarve. Kujtojmë se Alil Demiri, Agim Ismailoviç janë në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat