Grçeva: ASHAM ka refuzuar kërkesën e Qeverisë që të ndryshojë emrin

Maqedonia

Grçeva: ASHAM ka refuzuar kërkesën e Qeverisë që të ndryshojë emrin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:36
ASHAM

Udhëheqësja e “Zëri për Maqedoninë”, Solza Grçeva, njoftoi se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, refuzoi kërkesën e Qeverisë.

Sipas Grçevës, akademiku Abdulmenaf Bexheti ishte i vetmi që foli pozitivisht.

“ASHAM arriti të ruajë emrin e saj. Ata refuzuan letrën nga Qeveria për ndryshim urgjent në diçka të çoroditur si Akademia Kombëtare e …. Maqedonisë së Veriut. Kundër ishte vetëm Akademik Bexheti. Pas tensioneve, qeveria duhej të dorëzohej. Bravo për Akademinë e Maqedonisë!! Sikur kjo mos dorëzoheshin të gjitha institucionet”, shkroi Grçeva në Facebook.

Herën e fundit u spekulua se ASHAM do të ndryshojë emrin e saj në 2019 në frymën e Marrëveshjes së Prespës, por Akademia mbajti emrin e vjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat