Këmbimi tregtar në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ka shënuar rënie prej 15 përqind

Maqedonia

Këmbimi tregtar në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ka shënuar rënie prej 15 përqind

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:44
Foto Ilustrim

Këmbimi tregtar në mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 ka shënuar rënie prej 15 përqind, në krahasim me 2019, informojnë nga Delegacioni i ekonomisë gjermane.

Sipas analizave të tyre, eksportet e vendit tonë në Gjermani në vitin 2019 arritën në 3.2 miliardë euro, ndërsa në vitin 2020 arritën në 2.8 miliardë euro.

Importet nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 arritën në 1.3 miliardë euro, dhe në vitin 2020 arritën në 1 miliard euro.

“Ne jemi duke punuar në portofolin tonë të shërbimeve dhe duam të kemi një “One Stop Shop” për investitorët gjermanë, si dhe furnizuesit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova”, tha Delegacioni i ekonomisë gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat