Askush nuk mban përgjegjësi për arratisjen dhe kthimin e Mijallkovit

Maqedonia

Askush nuk mban përgjegjësi për arratisjen dhe kthimin e Mijallkovit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Sasho Mijalkovit

Nuk ka asnjë përgjegjësi për arratisjen, dhe rikthimin e Sasho Mijalkovit. Prokuroria e Shkupit ende po heton, nëse dhe kush e ndihmoi Mijalkovin. Tani për tani, po kërkohen dëshmi për një vepër penale të mundshme të kryer gjatë operacionit për arratisjen e tij. Prokurorët janë duke pritur që Ministria e Brendshme të dorëzojë një të dyshuar.

Prokuroria Publike

“Ende veprohet për urdhrat. “Nëse, duke vepruar sipas urdhrave të lëshuara, Ministria e Brendshme siguron dëshmi dhe identifikon autorët e veprës penale, Prokuroria do të ndërmarrë ndjekje penale në përputhje me kompetencat e saja ligjore.”

Sipas informacioneve të Alsatit, Ministria e Brendshme për momentin nuk kontrollon në radhët e saj nëse ka lëshime për arratisjen e ish-shefit të policisë sekrete, edhe pse e kishte premtuar këtë. Për qeverinë e rëndësishme është që Mijalkov tani është në shtëpi. Për përgjegjësinë eventualisht mund të flasin më vonë.

Qeveria

“Kur do të ketë gjetje konkrete, publiku do të njoftohet”

Pas kontrolleve të brendshme, Penalja deklaroi se ishte e pamundur që nga gjykata të ketë dalë informacion në lidhje me paraburgimin. Shefi i njësisë së Shkupit siguroi se menjëherë i janë përgjigjur kërkesës për paraburgim, për të cilën vendosën të jetë arrest shtëpiak.

 Të gjithë njohësit e gjyqësorit në Maqedoni me gjasa do t’ju thonë se gjykata ka vendosur në periudhë sa më të shpejtë kohore. Propozimi për arrest ka arritur në gjykatë në ora 15 kurse vendimi është përgatitur në ora 18:30. Do të thotë, 3 orë e gjysmë’ deklaroi Ivan Xholev- kryetar i gjykatës Penale, Shkup.

Nga shtëpia e tij, Mijallkovi të premten do të sillet në Gjykatën Penale për ta dëgjuar aktgjykimin për rastin “Target- Fortesa”. Ndaj tij policia kujdeset 24 orë që mos të arratiset nga shtëpia. Varësisht nga ajo nëse gjykata do ta shpall fajtorë për përgjimin dhe shkatërrimin e pajisjes për ndjekjen e bisedave, Prokuroria do të mund të kërkoj paraburgim deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat