Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Maqedonia

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Figura më e fuqishme në vend gjatë kohës së VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, të cilit askush nuk guxonte t’ia përmend emrin, por vetëm inicialet e tij S.M. sot u dënua me 12 vjet burg. Sasho Mijalkov drejtoi policinë sekrete për nëntë vjet, nga viti 2006 deri në vitin 2015 dhe ishte sinonim i fuqisë së madhe në vend, të cilin askush nuk mundte ta kontrollojë. Përvoja e Mijallkovit në shërbimet e sigurisë nuk ishte vetëm nëntë vjet. Edhe pse me profesion ishte ekonomist, ai në ujërat politik, përkatësisht në VMRO DPMNE u fut në vitin 1990, ndërsa në shërbimet e sigurisë në vitin 1998. Mijallkov dy vjet ishte ndihmës ministër i mbrojtjes dhe i Inteligjencës së Sigurisë. Pastaj, në vitin 2001, gjatë krizës, ai ishte këshilltar i qeverisë për çështjet e sigurisë. Pas një pauze prej pesë viteve, Mijallkov në vitin 2006 u bë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ai dha dorëheqje dy ditë pas përleshjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Paralelisht LSDM-ja publikonte biseda audio, të njohura si “bomba”. Derisa Mijallkov ishte drejtor i DSK-së asnjëherë nuk dha ndonjë deklaratë për media. Por, ai bisedonte me redaktorët e mediave, veçanërisht për arrestimin e Lube Boshkoskit.

BOMBA E LSDM-së PUBLIKUAR NË SHKURT 2015

SM: Këtu, be këtu, në Vodenica.

DPL: Aha te Vodenica, mua më kanë shkruar në kufi.

SM: Në Vodenic bre, çfarë kufiri.

DPL: Uau, po ai shtiret shumë i fortë.

SM: Këtu ishte shtrirë për 40 minuta, të gjithë e shikonin.

DPL: of of of

SM: Dhe ia kthyen kokën drejt tualetit, me pranga. Njerëzit shikojnë.

DPL: of of of

SM: Ia q… nënën, çfarë të të them tani.

Në një bisedë, Mijallkov, së bashku me ministren e atëhershme Jankulloska, bisedonin se si të veprojnë me të dënuarit në rastin “Sopot”.

Bomba e LSDM-së e publikuar në prill 2015

SM: U dënuan me 14 vite.

GJ: Edhe, kanë ende…apo të ketë falje…

SM: Edhe 4 vite, ha ha ha

GJ: Mirë, e din çfarë, nuk janë pak 10 vite të kalosh në burg, ha ha. A janë 10 apo 20, pas 10-ve nuk i numëron më. Nëse mundet diçka me falje të bëhet, me ulje të dënimit, me lëshim para kohe, diçka e tillë të bëhet.

SM: Shiko tani, nëse mund të shkohet me këtë…

GJ: Ata e kanë politikisht

SM: Po, ata e kanë politikisht

GJ: Ata e kanë politikisht, sepse njerëzit të pafajshëm vuajnë dënimin

SM: Sepse, ne me këtë do të pranojmë që i keni ndjekur sepse janë shqiptarë (shiptari) e jo që ata janë fajtorë.

GJ: Po.

Sasho Mijallkov vazhdoi të jetë faktor edhe pas DSK-së. Pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, ai kishte role kyç në politikë. E bindi një pjesë të deputetëve të VMRO DPMNE-së t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Partia opozitare e akuzon për këtë, por edhe për përpjekjet për ndërrimin e kreut të tyre, Hristian Mickoskin.

Aleksandar Nikollovski- VMRO DPMNE

“Duam ta urojmë koalicionin e ri kriminel në Republikën e Maqedonisë- Zoran Zaev, Vice Zaev, Sasho Mijallkov. Për fat të mirë, VMRO ka mekanizma të pastrohet”.

Zoran Zaev, kryeministër

“Sasho Mijallkovi bisedoi me deputetë sepse besonte në këtë zgjidhje. Këtë ua thoshte të gjithëve, publikisht flitet në Shkup, gjithandej, se ai ka folur me deputetët, është ulur me ta, i ka inkurajuar, personalisht besonte. Në mes të procesit, ai u arrestua”.

Për Mijallkovin, aktvendimi i sotëm është i dyti. I pari ishte për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore, por rasti u kthye për rigjykim. Mijallkov gjykohet edhe për arrestimin çnjerëzor të Lube Boshkovskit, por edhe për furnizimin joligjor të softuerit, për pajisjen e përgjimit në DSK, apo rasti i njohur si “Thesari”. Për Mijallkovin, aktiv është hetimi “Perandoria” për pastrim parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat