Reagon Ziadin Sela: Ndalimi i protestës është tipari i parë i diktaturës

Maqedonia

Reagon Ziadin Sela: Ndalimi i protestës është tipari i parë i diktaturës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Protesta në Shkup

Kreu i Aleancës për Shqiptarët & Alternativa, Ziadin Sela ka reaguar pas protestës së sotme, e cila është organizuar për rastin 'Monstra' në Shkup.

"Në ditën kur ishte paralajmëruar të mbahet protesta paqësore kundër vendimin për rastin e montuar politik “Monstra”, policia e Oliver Spasovskit ishte kujdesur që ta pengojë këtë protestë dhe, madje, me ndalimin e marshit protestues, të provokojë incidente me përmasa të paparashikueshme. Dhe, përkundër kërkesës së organizatorëve, familjarëve të dënuar në rastin “Mostra”, të cilët e kishin njoftuar qysh më herët Ministrinë e Punëve të Brendshme për organizimin e protestës, policia – me forca të mëdha të autoblindave dhe njësive speciale – nuk e liroi rrugën dhe i pengoi protestuesit që të arrijnë në destinacionin e tyre. 

Siç e dimë, kudo në botë janë protestuesit ata që e caktojnë se ku duan të protestojnë dhe në secilin vend demokratik të botës ata, përveçse ta njoftojnë policinë, nuk kanë asnjë detyrim tjetër.

Prandaj për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & Alternativa skena e sotme e kufizimit të së drejtës për protestë është edhe një dëshmi se pas përfundimit të regjimit Gruevski-Ahmeti, në horizont po duket regjimi i ri Zaev-Ahmeti. Ashtu si banda e Gruevskit dikur, po ashtu sot policia në vend se të jetë në mbrojtje të qytetarëve, ajo i pengoi qytetarët në shprehjen e mendimit të lirë dhe të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore. Kjo dukuri quhet diktaturë. As më pak e as më shumë. Dhe, këso skena shohim sot vetëm në Bjellorusi, Venezuelë e në Rusi. Se a flet kjo për aleanca të reja të këtij regjimi apo është thjesht trajnim muskujsh në kurriz të shqiptarëve, këtë duhet ta shpjegojnë ata që e përdorin policinë e popullit kundër popullit.", ka shkruar Sela në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat