Gjithsej 669 të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 669 të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në Maqedoni

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 669 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 32 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 42 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 22 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 27 pacientë po trajtohen në Veles dhe 61 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 55 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 68 në Prilep, 4 në kovid – qendër në Gostivar dhe 19 në Strugë. 21 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 5 në Koçan, tetë në Kërçovë, 45 në Kavadar, 5 në Gjevgjeli dhe 13 pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 në Dibër.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 669 dhe ka rreth 430 shtretër spital të zbrazët në kovid qendrat”.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat