MPB thotë se ka 11 policë të lënduar nga protesta e djeshme për rastin “Monstra”

Maqedonia

MPB thotë se ka 11 policë të lënduar nga protesta e djeshme për rastin “Monstra”

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Foto

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se numri i policëve të lënduar gjatë protestës së djeshme është 11

“Te policët janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtët janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, thonë nga policia.

Deri tani janë arrestuar tetë protestues, ndërsa Prokurori Publik do t’u parashtrojë kallëzim penale për “pjesmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, e dënueshme sipas nenit 385 të Kodit Penal.

“SPB Shkup ndërmerr masa dhe aktivitete për identifikimin e personave të tjerë që morrën pjesën në prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat