Regjistrohen 721 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 persona

Maqedonia

Regjistrohen 721 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 persona

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë bërë 3.816 testime dhe janë regjistruar 721 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 334 janë në Shkup, 56 Prilep, 52 Kavadar, Negotinë 24, Veles 26, Ohër 24, Manastir 23, Kumanovë 22, Tetovë 18, Strumicë 16, Gjevgjeli 15, Kriva Pallankë 14, Gostivar 13, Strugë 10, Bogdanci 9, Kërçovë dhe Dellçevë 8, Shtip 6, Koçani dhe Resnjë 5, Sveti Nikole 3, Dibër, Probishtip, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë 2, Berovë Demir Hisar dhe Pehçevë 1.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 171 pacientë të shëruar dhe 7 të vdekur. Prej pacientëve t vdekur dy janë nga Shkupi, dhe nga një në Tetovë, Prilep, Strumicë, Koçani dhe Dellçevë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnistifikuar 102.482 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 91.066 janë shëruar dhe 3.126 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive është 8.290.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat