Arrestohet Milenko Nedellkovski, Aleksandar Pandov dhe Vlladimir Pançevski

Maqedonia

Arrestohet Milenko Nedellkovski, Aleksandar Pandov dhe Vlladimir Pançevski

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 18 persona në Stajkovce të Shkupit të cilët nuk kanë respektuar masat për mbrojtjen nga coronavirusi, ndërsa në mesin e të arrestuarve është kryetari i Institutit patritok pranë OBRM-PDUKM, Aleksndar Pandov, gjykatësi i shkarkuar dhe kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, gazetari Aleksandar Mitevski dhe Milenko Nedellkovki.

“Më 26.02.2021 në ora 22:00 në SPB Shkup është paraqitur se një lokal në rrugën 6 në fshatin Stajkovci, në pronësi të S.P dhe A.P (52) punon dhe aty ka mysafirë.

Inspektorati Shtetëror ka zbuluar 18 persona të cilët janë arrestuar në stacionin policor Gazi Babë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga policia.

Raportohet të ketë pasur më shumë mysafirë të cilët kanë arritur të ikin kur ka hyrë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat