Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona të arrestuar në protestën për rastin “Monstra”

Maqedonia

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona të arrestuar në protestën për rastin “Monstra”

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike ngirit procedurë kundër dy personave për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa prokurori po ashtu kërkon paraburgim për këta dy persona.

“Të dyshuarit, të moshës 22 dhe 19 vjet, kanë marrë pjesë në protestën e djeshme në Shkup. Pas përfundimt të fjalimit të organizatorit, të dyshuarit dhe disa persona kanë nisur që të veprojnë ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur gurë, metale dhe sende tjera. Si rezultat i kësaj, lëndime të rënda ka marrë gazetari i pranishëm në ngjarje dhe janë lënduar 11 policë të tjerë”, thonë nga PTHP.

Paraburgimin prokurori e kërkon për shkak të rrezikut nga arratia dhe përsëritjen e veprës.

“Për shkak se ka rreezik që të dyshuarit do të arratisen dhe ta përsërisin veprën, prokurori te gjykatësi në procedurë paraprake propozoi paraburgim për dy të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat