Ahmeti: Të mos keqpërdoren protestat për rastin “Monstra”

Maqedonia

Ahmeti: Të mos keqpërdoren protestat për rastin “Monstra”

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së ka folur edhe për protestat e së premtes për rastin “Monstra”, ku ka kërkuar që këto protesta mos të keqpërdoren.

„E mira është që mos të keqpërdoren hallexhinjtë, të mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi, ne kemi patur lidhje dhe komunikim direkt me gjithë këta njerëz që kanë halle dhe probleme.

Jemi përpiqur që t’I vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Për të gjitha këto gjëra ne kemi kërkuar dhe ekspertizë ndërkombëtare edhe monitorim të drejtpërsëdrejt ndërkombëtar“ është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat