Maqedoni: 344 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska

Maqedonia

Maqedoni: 344 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID- 19.

Momentalisht në Maqedoni ka 8.290 raste aktive, ndërsa dje kishte 721 raste të reja, që është një numër i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat